Xhuljo Hoxhaj e Euglen Halilaj dysohet se vranë Regis Runajn

Gjykata e Elbasanit ka vendosur “burg pa afat” për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj, pranë varrezave të qytetit të Elbasanit më 29 korrik.

Provat e grumbulluara tregojnë se dy autorët janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë më pare, ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn.

Nga hetimet rezulton po ashtu se dy të rinjtë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili këto vrasje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët ende po hetohet.

Nisur nga provat ligjore në pretencën para trupit gjykues, prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi masën e arrestit me burg për dy të ndaluarit lidhur me dy ekzekutime. Pavarësisht mbrojtjes së avokatit Blendi Himçi, gjyqtarja Pajtime Fetahu vendosi të lërë në burg dy të rinjtë.

Ne cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës Regis Runaj, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

Gjithashtu kamerat e sigurisë në biznese dhe qytet kanë faktuar përndjekjen që dy autorët i kanë bërë prej disa ditesh 39-vjeçarit Emiljano Ramazani.

Polumbarët para dy ditësh gjetën armë në rrjedhën e lumit Shkumbin. Ato janë dërguar në një laborator në Tiranë dhe pritet dalja e përgjigjeve nëse kanë lidhje me këto dy ekzekutime.

Tv Klan