Burg përjetë për 50 dollarë

Burg përjetë për 50 dollarë

17:50 08/09/2019

Gjykata liron 58-vjeçarin me ngjyrë

Vjedhja e 50 dollarëve në një furrë buke përpara 36-vitesh i kushtoi dënimin me burgim të përjetshëm këtij afro-amerikani.

Por Alvin Kennard, sot 58-vjeç mund të shëtisë i lirë jashtë hekurave. Gjykata e Alabamës vendosi lirimin e tij, falë një urdhërese që lehtëson dënimet për të burgosurit për krime jo të rënda për të ulur numrin e të tyre në burgjet e mbipopulluara.

Ishte vetëm 22-vjeç kur pas tre rastesh vjedhjeje, gjykatësit i njoftuan dënimin maksimal, bazuar në një ligj të ashpër të viteve ’70 “për shkeljet e përsëritura”. Të afërmit e Kennardit shprehen tepër të emocionuar nga ky vendim i gjykatës.

“Dua të bisedoj me të, t’a dëgjoj çfarë ka qejf të bëjë. Nëse do të punojë, nëse do mbështetjen tonë, ne do bëjmë çdo gjë.

Ligji për “krimet e përsëritura” që dënonte automatikisht me burgim të përjetshëm këdo që kryente 3 vjedhje është ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit dhe prej tij kanë përfituar dhjetëra të burgosur.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT