Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me burgim të përjetshëm Fadil Kasemin. Ai është shpallur fajtor nga togat e zeza për vrasjen ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildese Hafizi. 54-vjeçari e ka pritur i qetë vendimin, duke mos reaguar gjatë leximit të tij nga togat e zeza. Sipas gjykatës, Kasemi është gjetur fajtor për akuzat e vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe rrëmbim personi.

Më herët, po në këtë seancë, avokati mbrojtës i Kasemit lexoi konkluzionet e tij. Ai tha se Kasemi e pranonte akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes, por jo të rrëmbimit personit. Edhe në dy akuzat e para, sipas mbrojtjes, gjykata duhet të marrë në konsideratë rrethanat, kur është kryer vrasja. Avokati tha se ish-bashkëshortja i kishte kthyer kundër dy fëmijëve, e kishte tradhtuar dhe kishte qenë mosmirënjohëse ndaj bashkëshortit.

Në seancat gjyqësore për vrasjen e ndodhur në Gusht të 2017-s, fëmijët e çiftit fajësuan babain për divorcin, duke e konsideruar atë të dhunshëm dhe kërkuan dënim maksimal të tij. Procesi gjyqësor kaloi disa herë nga një gjykatë në tjetrën për çështje kompetencash. 39-vjeçarja u qëllua me pistoletë brenda makinës së saj nga Kasemi. Për shkak të kërcënimeve kishte siguruar edhe një urdhër mbrojtje, por kjo nuk e pengoi ish-bashkëshortin të ndërmerrte krimin e rëndë.

Tv Klan