Burg përjetë Ethimious Efthimiut, vrau Devi Kasmin


Burg përjetë Ethimious Efthimiut, vrau Devi Kasmin

12:45 10/09/2020

33 vite burg për Elton Halipajn, që siguroi armën e krimit

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar më burg përjetë grekun Ethimious Efthimiu të akuzuar për ekzekutimin e Devi Kasmit dy vite më parë në kryeqytet. Po kështu, me 33 vite heqje lirie është dënuar edhe Elton Halipaj, që sipas prokurorisë ka ndihmuar Eftimiun për të realizuar vrasjen.

41-vjeçari mbeti i vrarë në Janar të 2018-s, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Ish-anëtari i forcave speciale greke, Ethimious Efthimioun e ka kryer atentatin në këmbim të parave.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër Elton Halipaj, dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që ka marrë pjesë në vrasjen e 41-vjeçarit. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se Elton Halipaj ka siguruar armën në vrasjen e Devi Kasmit.

Gjatë të gjithë fazës së gjykimit, Ethimious Efthimiu ka mohuar përfshirje e tij në ngjarje, ndërsa ka treguar se ka ardhur vetëm për turizëm në Shqipëri. Për këtë ngjarje janë vënë në pranga Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet të jetë organizatori kryesor për vrasjen e Kasmit.

Vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës mes grupeve kriminale që operojnë kryesisht jashtë Shqipërisë.

Tv Klan



Të ngjashme