Lihet në qeli Xhulio Liçi, arrest shtëpie për luan Gaçi

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg me afat 35 ditë efektivin e policisë Xhulio Liçi i cili u kap në flagrancë bashkë me dy personat ë tjerë, me mbi 1 kg kokainë.

28-vjeçari pjesë e repartit elitë të policisë cilësohet nga prokuroria si transportues i lëndës narkotike, ndaj do qëndrojë në qeli deri sa të kryhen disa hetime të tjera shtesë. Në ambientet e paraburgimit për një periudhë pa afat do qëndrojë dhe 62-vjeçari Ded Nimani, ndërsa në arrest shtëpie do qëndrojë Luan Gaçi.

Gjatë seancës gjyqësore, Nimani ka marrë gjithë përgjegjësinë mbi vete, duke deklaruar se dy të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me kokainën. Sipas tij, Gaçin e punësoi si shofer për të marrë lëndën narkotike, duke mos ia bërë të ditur atij. Më pas, i ka kërkuar që ta presë diku në rrugën e Ndroqit, në mënyrë që ai të mos e merrte vesh për drogën. Nga vendi ku ka marrë drogën dhe deri te vendi ku e priste Gaçi, Nimani thotë se ka shkuar me një makinë të rastit që e ndaloi, që rezulton të ketë qenë efektivi i RENEA-s, por që 62-vjeçari thotë se nuk e njeh dhe se as nuk ia mësoi emrin.

Sipas avokatit mbrojtës, efektivi i policisë e mori rastësisht në makinë Dedë Nimanin.

Pavarësisht kësaj, gjatë seancës, Nimani nuk ka treguar për gjykatën se kush është personi që i ka shitur kokainën, me qëllim për ta shitur më pas në Tiranë e Durrës.

Klan News