Një gjykatë angleze ka vendosur burgim të përjetshëm për 19-vjeçarin Haroon Syed, i cili synonte të bombardonte një koncert të Elton John.

Ai u kap nga agjentë të fshehtë britanikë, të cilat u maskuan sikur të ishin ekstremistë për të zbuluar planet e tij.

19-vjeçari kishte kontrolluar në internet  disa zona të Londrës se ku mund të kryente sulmin. Ai ishte përpjekur gjithashtu të blinte në internet një jelek shpërthyes dhe një mitraloz.

Haroon Syed u shpall fajtor për përgatitje të akteve terroriste në mesin e prillit dhe shtatorit të vitit të kaluar. Vëllai i tij i madh Nadir Sayed 23 vjeç u burgos vitin e kaluar pasi u gjet fajtor për të kryer një sulm në vitin 2014./

tvklan.al