Pas një ataku kardiak, vdekshmëria tek gratë është dyfish më e lartë se te burrat. Pas një studimi me mbi 3000 pacientë nga kërkuesit e Universitetit të Sydneyt, del në pah kjo pabarazi mes gjinive, kur bëhet fjalë për periudhën pas infarkteve.

Mjekët, të cilët kanë marrë në shqyrtim 41 spitale australiane, shpjegojnë se kryesisht 6 muaj pas daljes nga spitali të pacientëve që kanë pësuar një infarkt të miokardit, vdekjet në radhët e grave ishin dy herë më të larta në krahasim me ato tek meshkujt, në të njëjtat kushte shëndetësore.

Madje mjekët theksojnë se meshkujt kishin shumë herë më tepër patolgji në shëndetin e tyre, si ipertension, diabet, iktus etj dhe sërish i mbijetojnë më mirë atakut kardiak.

Aktualisht studiuesit nuk dinë të shpjegojnë arsyet, por vëmendja është përqëndruar tek përmirësismi i kujdesit shëndetsor dhe mbi të gjitha të jetë i barabartë në të dy gjinitë, për të parë rezultatet.

Klan Plus