“Shpërthimi i një bombole gazi në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar dy të plagosur në fshatin Selenicë, një në gjendje të rëndë, ndërsa banesa ku ka shpërthyer bombola e gazit ka pësuar dëme të mëdha”.

Ka qenë ora 05:20 minuta kur në banesën e çiftit Rexhep e Mimoza Selimi është dëgjuar një shpërthim i fortë. Gjithçka ka ndodhur sapo gruaja ka ndezur dritën, e shkak për këtë është bërë rrjedhja e gazit në banesë.

Për pasojë Rexhepi ka pësuar dëme të lehta, ndërsa bashkëshortja e tij Mimoza është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Djali i familjes, Muhamet Selimi tregon mes lotësh se çfarë ka arritur të shohë pas ngjarjes. Ishin fqinjët që i dhanë ndihmën e parë çiftit duke lajmëruar policinë dhe më pas ambulancën.

Tv Klan