Policia italiane ka arrestuar sot një çift bashkëshortësh shqiptarë, të cilët rezultuan se ishin trafikantë droge. Policia ishte duke bërë patrulla rutinë, por shqiptari nisi të bënte veprime të dyshimta.

Mediat vendase shkruajnë se ai ishte pranë një godine dhe mbante një qëndrim të dyshimte në sytë e oficerëve. Policia e mbajti të riun në vëzhgim për disa minuta dhe më pas vendosi që të ndërhynte.

Kur policia nisi ta kontrollonte shqiptari bënte sërish veprime të dyshimta dhe u shfaq nervoz. Oficerët zhvilluan një kontroll dhe në makinën e tij, të parkuar disa metra më tej dhe i gjetën disa doza kokainë.

Më vonë policia zhvilloi dhe një kontroll në banesë, ku gjetën dhe gruan e tij. Edhe ajo shfaqej e nervozuar dhe jepte përgjigje të dyshimta gjithashtu.

Policia zhvilloi kontroll në të gjithë shtëpinë, por gruaja me një çantë në dorë tentoi të largohej. Ajo u kap menjëherë nga policia dhe brenda çantës u zbulua një sasi kokaine. Tashmë çifti i shqiptarëve ndodhen në burg dhe presin dënimin nga gjykata./tvklan.al