Një burrë në Vlorë është dërguar i pajetë në spitalin e këtij qyteti. Viktima është Flamur Velaj rreth 50 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Vlorës, viktima dyshohet se ka pësuar atak në zemër ose mund të jetë rrëzuar nga skela ku punonte në një shtëpi.

Burri i pajetë u dërgua në spital nga vet pronarët e shtëpisë ku po kryheshin punimet, thonë burimet për tvklan.al. Ata po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

/tvklan.al