Ditën e sotme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është trajtuar historia e një gruaje të dhunuar 33-vjeçare, nje nëne e 4 femijëve e cila jeton me një ndihme të vogel që merr nga pushteti vendor, janë 60 mije lekë të vjetra me të cilat kjo familje mbahet.

Ajo ka rrëfyer historinë e jetës së saj fill pas ditës që u fejua. Ishte halla e saj që u fut si shkues dhe e detyroi vajzën të martohet me një njeri që nuk e njeh dhe rreth 16 vite më të madh. Pa dëshirën e saj ajo u martua dhe filluan problemet dhe dhuna fizike nga bashkëshorti.

Mirela Milori: Kur fillon historia jote jo normale, fillon me martesën tënde apo që më parë në shtëpinë e prindërve të tu?

Gruaja: Historia ime fillon që ditën e parë të martesës në fakt. Nuk i kam pasur marrëdhëniet shumë të mira me burrin tim. Ma ka bërë halla këtë martesë pa dëshirën time.

Mirela Milori: Halla mendoi se ai është një djalë i mirë për ty?

Gruaja: Ajo nuk e dinte se çfarë familje ishte, por njihte vetëm dajën e tij që jetonte në fshat dhe i kishte premtuar hallës që kur të martohesha do iknim në Itali, por këto ishin gënjeshtrat e familjes së djalit. Ai ishte 33 vjeç ndërsa unë 17 vjeç.

Mirela Milori: Goxha diferencë, si e pranuan të shtëpisë tënde?

Gruaja: Halla ime tregoi se do ndërhyj për një djalë, jo shumë të pasur por kanë vendosur të ikin në Itali dhe vajzën do e marrin andej dhe do kalojnë një jetë shumë të mirë dhe babi si të gjithë shqiptarët nuk e prishi se me idenë që po e prishe nuk të ecën më mbarë .

Mirela Milori: Po ti vetë çfarë ndjesie kishe që po fejoheshe, e kishe parë ndonjë herë, ishit takuar?

Gruaja: Nuk e kisha parë asnjëherë. Direkt sa u dha llafi direkt na fejuan. Unë nuk pranoja dhe nuk doja. Edhe mami nuk ishte dakort të martohesha në atë zonë sepse nuk i pëlqente. Ka debatuar edhe me babin që mos më martonte, por babi që të mos ia prishte motrës së vet vendosi të më martonte në atë familje.

Mirela Milori: Sa kohë qëndrove e fejuar dhe si ishte fejesa?

Gruaja: Rreth një vit dhe nuk ishte shumë e mirë. I thashë babit që nuk më pëlqen, njerëzit nuk janë të mirë, si djali dhe familja e tij. Por babi më tha hë se mos ndoshta ndryshojnë.

Mirela Milori: Çfarë filloi të mos të të pëlqente?

Gruaja: Si tek djali dhe tek vjehrra nuk më pëlqenin zakonet e vjetra që kishin. Pasi u martova unë ngela shtatzënë edhe kisha shumë shqetësime e dhimbje. Vjehrra thoshte e kemi marrë nusen e sëmurë, na zuri derën. I thashë ju lutem më çoni një herë për vizitë se unë nuk ndihem mirë. Pasi e panë që unë u bëra keq, më. Pasi e panë që unë u bëra keq, më çuan në spitalin e Lushnjës dhe aty doktoresha tha që jam shtatënze. U gëzuan të gjithë. Më vonë ai filloi të mos kujdesej më për mua dhe për djalin.

Mirela Milori: Kur filloi dhuna?

Gruaja: Dhuna nisi pasi u bë djali 3 muajsh. Pasi mbusha ditët unë duhet të ikja tek prindërit siç është zakoni dhe ata nuk dëshironin. Vjehrra më thoshtë nuk do e çosh, kemi punë. Erdhi më mori mami dhe pasi u ktheva sërish nga Berati, aty filluan debatet mes nesh dhe burrit dhe aty filloi dhe dhuna./tvklan.al