26-vjeçarja është bërë pjesë e emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj dhe torturat që ka kaluar nga bashkëjetuesi. Ai ishte një i burgosur, alkoolist dhe i dhunshëm. Është dënuar dhe burgosur disa herë për dhunë në familje ndaj gruas dhe fëmijëve. Ai ka keqtrajtuar vajzën e tij që nga lindja duke e djegur me cigare, e ka gjuajtur me gurë dhe me thikë në këmbë.

Pasi del nga burgu për herë të fundit ai gjen shtëpinë ku vajza 26-vjeçare jetonte me fëmijët dhe shkon në mes të natës dhe i hedh asaj qumësht të valuar në trup. Të nesërmen në spital ai shkon sërish dhe tenton ta vrasë, por e ndaluan mjekët dhe infermierët.

“Unë mendoja që ka ikur në punë të vetë në Greqi dhe nuk do na shqetësojë më, por pas 2 javësh, një natë hyn në shtëpi dhe nuk e kisha ndjerë. Ishte ora 2 e natës kur ndodhi ngjarja, kishte ngrohur qumësht dhe kur hyn në dhomë unë hap dritën e telefonin e shoh me tenxheren e qumshtit të valuar në dorë dhe ma hedh në fytyrë dhe në krah. Unë po flija me djalin dhe atij i ra qumësht në kokë, po shyqyr nuk pësoi dëmtime se vetëm disa pika i ranë. Më hodhi qumshtin dhe më pas nisi të më rrihte e më rrëzon në tokë. Mua mishi mu shkri komplet. Zgjohet mami, i gjuan dhe mamit dhe hidhet nga dritarja. Vjen policia në vendngjarje dhe shkoj në spital në 3 të mëngjesit.

Ditën tjetër vjen në spital dhe në reanimacion janë xhamat dhe unë e shoh. Ishte një vajzë praktikante dhe i them shko lajmëro policinë. Ky vjen dhe i them çfarë më bëre kështu? Më thotë nuk të kam bërë asgjë dhe më hidhet sipër duke më qëlluar. Ka pasur dhe thikë a diçka tjetër se më kishte çarë në pjesën e këmbës. Vijnë doktorët dhe infermierët dhe i shtyn të gjithë dhe hidhet nga dritarja. Vazhduan kërkimet dhe nuk po e gjenin. Nuk e di si e kapën më pas, por më duket se është dorëzuar vetë. Nga burgu më pas më merrte dhe më kërcënonte”, ka rrëfyer 26-vjeçarja. /tvklan.al