Një çift nga Fushë-Kruja është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku kanë treguar historinë e jetës së tyre. Ata janë të martuar prej 10 vitesh dhe kanë 4 fëmijë. Për shkak të kushteve të vështira të jetesës ata kanë menduar si opsion të çojnë 3 vajzat në jetimore edhe pse pa dëshirën e tyre.

Mirela Milori: Me çfarë merresh ti Abaz, çfarë pune bën?

Abazi: Unë mbledh hekura për të jetuar. Shteti nuk po na ndihmon, na jep vetëm 50 mijë lekë, ku t’i çojmë më përpara ato lekë të ble ilaçe për vete apo për të paguar drita dhe ujë?

Mirela Milori: Ju keni ardhur sepse keni një dilemë prindërore. Ti Abaz ke propozuar që vajzat t’i çoni në shtëpinë e fëmijës.

Abazi: Gruas i thashë që unë nuk jam dot për punë, kam qenë para disa vitesh, por tani nuk jam.

Florina: Unë nuk jam dakort, gocën e madhe e kam të sëmurë me veshka, kurse gocës së vogël i bie të fiktë, ma kanë nxjerrë me sëmundje. I bie gjithë kohës të fiktë. Më kanë thënë që t’i bëj një ezhe kokës, po unë nuk kam mundësi se bën 80 mijë lekë. Nuk jam dakort t’i çojmë vajzat në jetimore sepse unë nuk rri dot pa to.

Çifti kërkon ndihmë nga shteti apo nga ndonjë organizatë joqeveritare për t’i plotësuar kushtet fëmijëve të tyre dhe të ushqehen me bukë. /tvklan.al