“Burri e vrau vajzën time 30 vjeç me thikë tek Ali Demi, mua më hëngri gjarpri dy herë”

“Burri e vrau vajzën time 30 vjeç me thikë tek Ali Demi, mua më hëngri gjarpri dy herë”

18:26 22/11/2020

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, kanë qenë dy zonja, Trëndafilja dhe Zana. Zana ishte ajo që ka thirrur Trëndafilen edhe pse nuk e ka njohur kurrë fizikisht. Zana tregon se ka pasur shtëpinë e të afërmit që të kujdesej për të dhe shoqja e saj Pranvera e cila është edhe shoqja Trëndafiles ia ka kërkuar si ndër që ta fuste në shtëpi Trëndafilen kundrejt një pagese mujore. Zana pa pyetur pronarin e shtëpisë e ka futur Trëndafilen brenda në shtëpi me idenë që do i merrte një pagesë mujore.

Trëndafilja ka dy shtëpi, një në fshatin Shëngjin të Shingjergjit dhe një në Tiranë. Familjarët e saj burri dhe djali jeton në fshat, ndërsa kjo ka dëshirë të jetojë në Tiranë sepse këtu është dhe varri i së bijës e cila u vra nga bashkëshorti me thikë. Ajo tregon se nuk dëshiron më të jetojë në këtë fshat pasi ka shumë kujtime të këqija, madje ajo është kafshuar nga gjarpëri dy herë.

Ardit Gjebrea: Ju shoh me të zeza, kë keni humbur?

Trëndafile: Vajzën 30 vjeç.

Ardit Gjebrea: Po pse e ka sjellë Zana Trëndafilen këtu dhe në këtë moment zie?

Zana: Unë me Trëndafilen kishim një shoqe të përbashkët, por nuk njiheshim bashkë fizikisht.

Eni Çobani: Pra ju e shihni sot për herë të parë Trëndafilen?

Zana: Po, nuk dija si ta gjeja prandaj u detyrova të vija tek ty. Më vjen Pranvera një ditë dhe më thotë që kam një shoqën time që ka disa probleme.

Ardit Gjebrea: Kush është Pranvera?

Zana: Një shoqja jonë e përbashkët. Ajo më thotë që shoqja ime ka 1000 halle dhe do një shtëpi me qira përkohësisht. Unë kisha nën ruajtje një shtëpi të të afërmit tim dhe i them që do e fusim pa dijeninë e tij dhe meqë ti do më japësh një vlerë leku, unë po bëj një sy qor.

Ardit Gjebrea: Çfarë të kushtonte ty ti tregoje atij personi që zonja Pranvera më thotë që Trëndafilja ka këtë hall dhe ne ta fusim në shtëpinë tënde.

Zana: Ky ishte problem pra, që unë me besimin që kjo nuk do rrinte shumë kohë, do rrinte për një kohë të shkurtër dhe thashë të mos e bëja kaq shumë problematike. Pagesën do e merrja unë dhe në momentin që do i thoja atij personi dhe i jepja dhe vlerën e lekut se nuk do e mbaja për vete se nuk është shtëpia ime.

Trëndafile: Unë Zanën nuk e njoh fare, e njoh vetëm Pranverën, ajo më tha të gjej unë një shtëpi dhe unë do i jepja lekët.

Zana: A ia dhe lekët?

Trëndafilja: Jo nuk ia dhashë, por unë do i qëndroj deri në vdekje korekte. Zonja Eni para 8 muajve më ka marrë burri dhe djali e më thanë hajde se do ikim se u përhap virusi. Kam qenë në punë të zezë, të dielën kam qenë në punë, të hënën në 15 Mars ka qenë Dita e Verës kam ikur për fshat për shkak të virusit.

Eni Çobani: Si ndodhi vdekja e vajzës?

Trëndafilja: Vajzën e martova me një tiranas nga fshati jonë, ra në depresion, ma vrau vajzën me thikë tek Ali Demi e kam pasur. Nuk dua ta përmend më zonja Eni sepse jam shkatërruar. Para vajzës dy herë më ka ngrënë gjarpri në fshat. Para se vajza të vdise ra dhe theu nofullën dhe e kam qepur tek Medreseja, gjithë vuajtje. Një herë mu sëmur djali që ndodhet në fshat në Shëngjin të Shëngjergjit dhe kur kam ikur nga ky fshat e kam mallkuar atë vend dhe kam thënë mos më shkeltë më këmba këtu. Mora një truall në Institut dhe bëra shtëpi.  E kam marrë me firmat piramidale, të gjithë humbën, unë fitova.

Zana: Do ta mbyllë emisionin duke qarë hallin e vetë.

Trëndafilja: Prit moj se nuk është e qarë e lehtë kjo, ti qënke katile grua. Si përfundim djali u dashuria 18 vjeç dhe pas 2 vitesh e fejova dhe e martova me 350 veta në dasmë. Ngrihet fisi i nuses e thotë do i japim vajzës një copë tokë sepse ia ka dhënë ferma pa letra. Kam shitur truallin në Institut 7 milion lekë dhe kam ardhur e kam bërë shtëpinë në Institut që na i dhanë pa lekë. Unë jam ajo Trëndafile që i thoja burrit e shite 7 zëre se e ke shit 6 dhe jepja 1 milion lekë mos të ta zërë tjetri me gojë, pra jam pa hile.

Trëndaflija është në konflikt me burrin dhe djalin sepse ka dalë kundër vullnetit të tyre dhe është kthyer të jetojë në Tiranë sepse jetën në fshat nuk e duron dot dhe mbi të gjitha ka varrin e së bijës që e viziton shpesh. /tvklan.al





Të ngjashme