Shpesh fati është përcaktues në jetë. Kështu i ka ndodhur dhe një burri, i cili fitoi lotarinë multi-milionere. Sipas “Mirror”, ai fitoi lotarinë 877 milionë Dollarë vetëm për shkak të mirësjelljes së tij. Si ndodhi kjo?

Kur po blente biletën e lotarisë, ai i la radhën një tjetër personi që qëndronte në fakt pas tij. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tetorin e kaluar, ndërsa emri i fituesit të lotarisë nuk është bërë publik. Ai nuk do ta kishte menduar kurrë se një veprim i thjeshtë që bëri, duke i lënë radhën një qytetari tjetër, do ta bënte atë miliarder.

Pika e shitjes së biletës do të përfitojë një shumë prej 50 mijë Dollarësh, ndërsa shteti i Karolinës së Jugut do të arkëtojë 61 milionë Dollarë taksa nga fituesi i lotarisë prej 877 milionë Dollarë.

/tvklan.al