Burri fut në kurth kujdestaren e fëmijëve të tij

Burri fut në kurth kujdestaren e fëmijëve të tij

10:37 04/09/2017

Kur i lini fëmijët tuaj me dikë, prindërit kanë tendencën për t’u besuar plotësisht atyre. Por një baba i cili zbuloi se babysitterja e fëmijëve të tij flinte gjumë ndërkohë që supozohej të kujdesej për ta, ka vendosur t’i japë asaj një mësim të mirë.

Burri i quajtur Kristofer, nga SHBA, ishte nisur për të shkuar në punë kur vuri re që kishte harruar disa dokumente në shtëpi. Kur ai u kthye për t’i marrë ato, pa që babysitterja me emrin Sarah, ishte duke marrë një sy gjumë në divan. Pasi ai i bëri një foto asaj për ta pasur si provë, babai vendosi të merrte fëmijët e tij më vete, në mënyrë që ta bënte të dukeshin sikur ishin rrëmbyer.

Mesazhet që ai më vonë postoi në Facebook tregonin se si ajo ishte trembur aq shumë pasi pa që fëmijët për të cilët ajo kujdesej, rezultonin të humbur. Më pas ai e pyeti punonjësen e tij nëse kishte lajmëruar policinë, dhe ajo u përgjigj që policia ishte lajmëruar e ndërkohë i kishin thënë që ajo të lajmëronte edhe prindërit e fëmijëve. Kristoferi më në fund i tha asaj të vërtetën, duke thënë: “I kam marrë unë fëmijët e mi që në orën 10:00.

Dil jashtë shtëpisë sime! Je e pushuar! Madje do të të denoncoj pasi ke neglizhuar fëmijët e mi”! Nuk dihet nëse policia e ka marrë për ta shqyrtuar më tej këtë rast, ndërkohë që mesazhet mes babysitterit dhe shefit të saj janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT