Një burrë me aftësi të kufizuara në dëgjim, ka hedhur në gjyq një kompani të njohur për prodhimin e filmave për të rritur.

Yaroslav Suris pretendon se kjo kompani ka shkelur të drejtat e njeriut, duke diskriminuar të gjithë personat me aftësi të kufizuar si ai, pasi në videot e tyre nuk kanë vetë titra.

Duke folur për TMZ ai ka deklaruar se kompania ndërkombëtare e filmave me pullë të kuqe nuk ka marrë parasysh të gjitha nevojat e personave që blejnë videot apo i shohin ato në faqen e tyre të internetit, veprim të cilin ai e konsideron si diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut që mbrohet me ligj.

Sipas ligjit që u vjen në mbrojtje të drejtave të njeriut në SHBA, thuhet ndër të tjera se “ndalohet diskriminimi ndaj personave me aftësi të kufizuara në disa fusha, duke përfshirë punësimin, transportin, akomodimin publik, komunikimet dhe aksesin në programet dhe shërbimet e qeverisë vendore.”

Suris, tha gjithashtu se ai kishte bërë dhe një abonim disa mujor tek kjo kompani, duke pretenduar se përveç diskriminimit, ai ka pësuar edhe dëm ekonomik në këtë rast.

Por në përgjigje të kërkesës së tij për dëmshpërblim, një përfaqësues i kompanisë, ka deklaruar se e kuptojnë reagimin e tij dhe vendimin për t’i hedhur në gjyq, duke thënë me tej se ata përgjithësisht nuk komentojnë paditë që ju bëhen, por në këtë rast kanë dashur të theksojnë se e kanë një kategori të posaçme, e cila u vjen në ndihmë personave me probleme në dëgjim. /tvklan.al