Ndonëse me dëmtime të shumta në trup, një grua dhe bebja që kishte në bark arritën t’i shpëtonin rënies nga 33 metra lartësi. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, për ngjarjen e ndodhur më 9 Qershor, autoritetet kanë vënë në pranga bashkëshortin e saj.

Wang Nan, e cila është 3 muajshe shtatzënë, u shty nga maja e një shkëmbi në Parkun Kombëtar Pha Taem, në provincën e Ubon Ratchathani të Tajlandës. Ajo pësoi fraktura në kofshë, krahë e gjunjë, por arriti që për mrekulli t’i shpëtojë vdekjes sëbashku me beben që kishte në bark.

Policia thotë se rënia e saj, në një mënyrë apo në tjetrën, ishte më e butë për shkak të pemëve. Want i tha fillimisht policisë se kishte rënë vetë, aksidentalisht, por oficerët nuk u bindën nga dëshmia e saj dhe pas hetimeve arritën tek bashkëshorti.

Zyrtarët e policisë zbuluan gjithashtu se ai e kishte hedhur 32-vjeçaren pasi kërkonte të merrte pasurinë e saj, rreth 2.5 milion paund, për të paguar borxhet.

Pas arrestimit gruaja u tha oficerëve se nuk kishte arritur t’u tregonte të vërtetën pasi bashkëshorti nuk e kishte lënë vetëm për asnjë moment në shtratin e spitalit dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do t’i tregonte policisë. Çifti ishte nga Kina, por ndodheshin në Tajlandë për pushime. /tvklan.al