Burri i vdiq në aksident në punë, gruaja shqiptare kërkon drejtësi: Humba edhe fëmijën prej…



Burri i vdiq në aksident në punë, gruaja shqiptare kërkon drejtësi: Humba edhe fëmijën prej…

11:50 17/04/2021

15 Nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e Riza Strazimiriti. Djaloshi nga Shqipëria, 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Prej dy muajsh ishte i martuar me Dorina Danushin, 25 vjeçe dhe së bashku prisnin një fëmijë.

Lajmi i zi i asaj dite tronditi familjarët e tij, miqtë dhe tërë komunitetin. Madje Dorina, për shkak të dhimbjes së thellë dështoi të lindte pasi humbi foshnjen 4 muajshe ndërsa ishte shtatzënë. Përgjegjësit për këtë tragjedi u dënuan, por për Danushin drejtësia nuk është vendosur akoma pasi ajo nuk është dëmshpërblyer.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.

Por për familjarët, vdekja e tij e parakohshme është vetëm nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh që do të pasohet me seancat në sallën e gjyqit. Në vitin 2015, drejtësia italiane dënon 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendoset edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh.

“Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi.  Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen zvarrit procedurat.

“Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime”, është shprehur ajo. /tvklan.al







Të ngjashme