Pamje të tmerrshme të një burri që kryente marrëdhënie seksuale me pula, janë paraqitur nga gruaja e tij në Gjykatën e Bradford në Britani të Madhe. Veprat e turpshme dhe të shthurura dolën në dritë pas një bastisjeje në shtëpinë e tij, më 9 Korrik të vitit të kaluar nga Agjencia Kombëtare e Krimit. Kontrolli ishte mbështetur në disa informacione se burri me emrin Baig, kishte imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve.

Më pas ishte gruaja e tij, e cila kishte ruajtur edhe pamje nga bodrumi i shtëpisë ku mbaheshin pulat si kafshë shtëpiake, në të cilat shfaqej ajo dhe burri i saj duke bërë seks me pulat. Ajo kishte vendosur që këto pamje t’i dërgonte vetë në gjykatë, pasi që mund të provonte se edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e dhunës në familje.

Pamjet e tmerrshme të Rehan Baig duke abuzuar me pulat , ishin të ruajtura në një dosje me mbishkrimin “video familjare”.

Çifti kishte një aparat fotografik GoPro të vendosur në bodrumin e shtëpisë së tyre për të kapur pamjet e të dyve që kënaqeshin me veprimet ‘e shthurura dhe të çoroditura’.

Në gjykatë u tha se pulat ngordhën si rezultat i aktivitetit seksual të 37-vjeçarit Baig me to.

Baig u dënua me 3 tre vjet burg, nga një gjykatës i cili u shpreh se sjellja e tij ishte “e shthurur, e përçmuar dhe e çoroditur”.

Ndërsa gruaja e tij Haleem, 38-vjeçare, pranoi se ishte bërë pjesë e veprimeve të sëmura të burrit të saj, por u kursye nga burgu pasi prezantoi prova të dhunës nga duart e të shoqit.

Përveç kësaj, Baig po ashtu kishte pranuar se posedonte imazhe ekstreme pornografike të cilat ishin “shumë fyese, të neveritshme ose të një natyre të turpshme” që portretizonin në një mënyrë të qartë dhe realiste një person që kryente një akt marrëdhënie me një kafshë të panjohur, një qen dhe disa pula.

Ai gjithashtu u deklarua fajtor për mbajtje të fotografive të pahijshme të fëmijëve, si dhe posedimin e 405 miligramë kokainë dhe 4.07 gramë kanabis./tvklan.al