
Burri mbërrin në shtëpi 7 muaj pasi ishte varrosur
18:33 30/12/2017
Një burrë u rikthye në shtëpinë e tij 7 muaj pasi ishte deklaruar i vdekur dhe ishte varrosur me djegie, duke i lënë familjarët e tij të shtangur.
Ata besonin se Sakorn Sacheewa, 44-vjeç kishte vdekur si pasojë e një sëmundje dhe madje edhe e kishin identifikuar trupin. Por më 17 Dhjetor, familja u vu në dyshime serioze, pasi burri u shfaq në shtëpinë e tij në Ban Lao Fai, Tailandë.Sipas asaj që shkruan e përditshmja "Mirror", që citon mediat lokale, gjysmë vëllai i tij kishte mbetur i tronditur. Ai tregoi se policia kishte kontaktuar me familjen e tij 7 muaj më parë për ta informuar se Sacheewa kishte vdekur ndërkohë që jetonte i vetëm dhe se ata kishin shkuar për të marrë trupin.
/tvklan.al