Aktori Michael B. Jordan merr vlerësimin nga revista People

Aktori amerikan Michael  B. Jordan është shpallur nga revista People si mashkulli më seksi i vitit 2020. Kështu Jordan rrëzon nga froni këngëtarin e njohur John Legend. 33-vjeçari ishte i ftuar tek emisioni i  moderatorit Jimmy Kimmel Live , ku mori edhe lajmin se tanimë ai është “Burri më seksi në botë”.

Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë”, ka thënë aktori për revistën.

Ylli i filmit “Black Panther” po ashtu ka zbuluar se gratë në familjen e tij janë shumë krenare për famën dhe sukseset e tij, si dhe tregoi se gjyshja e tij e ndjerë e kishte koleksiononte gjithmonë edicionet e revistës me yjet e përzgjedhur si “Burri më seksi në botë”.

Michael B. Jordan ka nisur karrierën si aktor që në fëmijëri në spektakle të tilla si “All My Children” dhe i ngjiti një nga një shkallët për të kapur majat e suksesit. Në 2013-tën ai luajti në dramën “Fruitvale Station”, ndërsa dy vite më vonë në filmin “Rocky”. Në 2018-tën ai u shfaq përkrah të ndjerit Chadwick Boseman në filmin “Black Panther”.

Jordan aktualisht është beqar, kohën e lirë e kalon kryesisht duke gatuar dhe duke i kushtuar pamjes së jashtme një vëmendje shumë të madhe. Në intervistën ekskluzive aktori për revistën People, ka treguar se mezi pret të krijojë familje si dhe deri në vitin 2030 dëshiron të krijoj diçka më të veçantë prapa kamerave, pra si regjisor dhe producent filmash.

Gjatë këtij viti ai ishte pjesë e listës së Revistës Times , si ndër 100 njerëzit më me ndikim në të gjithë botën. Në të kaluarën me titullin “Burri më seksi në botë” ishin nderuar yjet: Johny Depp, George Clooney, Brad Pitt, David Beckham, Chris Hemsworth, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, Blake Shelton, Idris Elba etj.

Klan Plus