Një burrë i cili po udhëtonte në Perth, Australi, u ul në dyshemenë e trenit dhe përdori sedijen për të ngrënë ushqim.

Ai filloi të hante ushqimin në një enë plastike me një piru dhe aty pranë kishte dhe një pije. Këto pamje u kapën nga një pasagjer tjetër që filloi të shqetësohej me këtë veprim.

Duket sikur ky burrë nuk do t’ja dijë për asgjë dhe nuk e shikon si një veprim të gabuar. Madje me një nga duart ai lundron edhe në telefon. Fotoja është postuar në Facebook ditën e sotme me një mbishkrim: “Improvizoni, përshtatuni, kapërceni. Mos harroni të gjitha ato aromat e sediljeve”.

Kjo foto u bë virale dhe është shpërndarë dhe pëlqyer mijëra herë. /tvklan.al