Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Itali në provincën e Potenzës. Një 41-vjeçar nuk ka duruar dot problemet që po përjetonte me bashkëshorten e tij dhe e ka vrarë dhe më pas ka qëlluar dhe mbi veten.

Mediat italiane raportojnë se trupi i 30-vjeçares është gjetur i pajetë në makinën e saj nga një roje sigurie, pranë shtëpisë së tyre.

Policia është njoftuar nga roja dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ishte trupi i 30-vjeçares dhe më pas ka gjetur edhe trupin e burrit të saj që kishte kryer vetëvrasje.

Dyshimet e para lidhur me këtë ngjarje tragjike janë ato të problemeve në familje, por policia po heton në disa pista./tvklan.al