Burri vret gruan me 15 plumba



Burri vret gruan me 15 plumba

11:10 07/08/2019

Tronditet Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është vrarë në Prizren, bëjnë me dije mediat vendase. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.

Bazuar në njoftimin e policisë, i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj me inicialet B.V.

“Njësitë e hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”, njofton policia e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit shtëpia e personit të dyshuar është bastisur dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole, ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

61-vjeçari është i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë dhe po merret në pyetje. /tvklan.al



Të ngjashme