Motiv i ngjarjes së rëndë xhelozia

Krimi në familje ka goditur këtë të premte në qytetin e Durrësit.  Një 36-vjeçare, nënë e një fëmije është vrarë në sy të djalit të saj 8-vjeçar nga bashkëshorti.

Mësohet Ardian Kuka ka qëlluar 6 herë më thikë në zemër Hasbijen gjatë një konflikti mes tyre. Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit, në zonën e Spitallës, në shtëpinë e familjes Kuka. Si pasojë gruaja ka humbur jetën në spitalin e qytetit bregdetar.

Autori i krimit është larguar me një makinë nga banesa dhe është shpallur në kërkim nga policia. Motiv i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është xhelozia. 36-vjeçarja para pak kohësh ishte futur në pune dhe që prej atij momenti mes tyre kishte nisur grindjet.

Sipas dëshmitarëve, bashkëshorti e dhunonte fizikisht. Policia është duke kërkuar në disa vende për ndalimin e tij edhe është duke negociuar më familjarët për të bërë të mundur dorëzimin.

Tv Klan