Një ish-i dashur xheloz goditi për vdekje ish-të dashurën e tij pasi ajo kishte organizuar një takim me një djalë që e kishte njohur në Tinder (një aplikacion që i jep mundësi njerëzve të njihen dhe dashurohen me njëri-tjetrin).

Ish-i dashuri 30-vjeçar Abdelaziz El Yechioui Ourzat pa Cristina Ortiz-Lozano 28 vjeç në një lokal me djalin me të cilin kishte dalë për ta njohur, Vincente Breso-Biosca.

Cristina e frikësuar e vuri re Ourzat dhe menjëherë i kërkoi Vincente Breso-Biosca të largoheshin duke i thënë se kishte parë ish-të dashurin e saj të dhunshëm. Ourzat e ndoqi çiftin deri tek banesa dhe më pas hyri brenda dhe e therri atë 23 herë me një thikë kuzhine.

Breso-Biosca ka rrëfyer në gjykatë se kur Cristina vuri re ish-të dashurin fytyrën e saj ndryshoi në mënyrë drastike dhe dukej e frikësuar. Ai ishte dëshmitar i krimit dhe deklaroi se Ourzat i kishte vënë duart në fyt Cristinës.  I frikësuar, Breso-Biosca u tha fqinjëve të telefononi policinë dhe dikush ta ndihmojë sepse ai do ta vriste.

“Sapo arrita tek dera e kuzhinës ai kapi thikën me dorën tjetër. Ai ishte gjunjëzuar mbi të dhe e kishte nënshtruar plotësisht. Ai po përpiqej ta mbyste ose ta mbante poshtë ndërsa ajo nuk po reagonte më”, u shpreh Breso-Biosca.

Fqinji Alan Mach, i cili jetonte përballë shtëpisë së Cristinës, nxitoi për në vendin e ngjarjes dhe tha se pa dyshemenë e kuzhinës të mbuluar me gjak. Z. Mach tha se Ourzat e pa me një vështrim që nuk ishte normal.

“Kishte çmenduri në sytë e tij”, u shpreh fqinji.

Cristina kishte pësuar plagë me thikë në gjoks, qafë dhe bark dhe kishte plagë në krahët e saj e cila përpiqej të mbronte kokën e saj. /tvklan.al