Roy Singh mendonte se të gjitha ënderrat iu realizuan kur i dashuri i tij i propozoi për martesë. Por nuk e mendonte se do të përballej me një problem të tillë. Ai u detyrua që të vishej si grua gjatë ceremonisë martesore me bashkëshortin e tij homoseksual. Dhe këtë sjellje ai duhej ta vazhdonte për disa muaj me radhë. Kjo për shkak se familja indiane e partnerit të tij nuk donte që të tjerët të mësonin se djali i tyre është homoseksual.

Roy pranoi kushtet dhe të dy jetuan në një banesë në Londër. Por përfundoi duke u përpjekur të kryente vetëvrasje pas 9 muajsh abuzimi nga familjarët e partnerit, të cilët e detyronin që ai të mbante paruke dhe taka të larta. 29-vjeçari ishte vetëm 18 vjeç kur lidhi kurorë me partnerin e tij. Roy tregon se vjehrra e trajtonte “më keq se sa Hirushja”, duke e bërë që të punonte 18 orë në ditë me punë shtëpiake.

“Duhet të zgjohesha në orën 06:00 për të bërë mëngjesin gati. Duhet të gatuaja tre vaktet e ditës. Por mua nuk më lejohej të haja”

, shprehet ai, raporton “Mirror”.

Pas 9 muajve, Roy u zbulua nga mamaja e tij që vishej si grua. Më pas ai gjeti guximin për të braktisur partnerin e tij dhe për t’u përballur me vjehrrën. Katër muaj më vonë ai tentoi të vetëvritej pasi mësoi se partneri i tij do të martohej me një grua. Për fat të mirë kjo gjë nuk ndodhi. Ndërsa ish-partneri i Roy, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, tha: “Unë dhe mamaja ime do të donim t’i kërkonim falje Roy Singh”.

/tvklan.al