Ministria e Arsimit ka vendosur mbështetjen me bursa studimi të maturantëve të ekselencës që zgjedhin degët e mësuesisë.

Vetë Ministrja e Arsimit pranon se niveli pedagogjik aktual i mësuesëve nuk në lartësinë e kërkuar, ndaj është zgjedhur kjo formë për zgjuar interesin e tyre për këto fakultete.

Nikolla foli në një aktivitet të organizuar për projektin e qeverisë “Të rinjtë për administratën europiane që duam”, i cili ka si synim të ofrojë praktika pune, si në administratën publike ashtu dhe bizneset private për të rinjtë që përfundojnë studimet e larta, një urë ndërveprimi me përfitim të ndërsjelltë.

Tv Klan