Kombëtarja U21 po përgatitet për dy sfidat e Qershorit

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve po punon që të jetë gati për sfidën e parë eliminatore kundër Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, më 4 Qershor.

Në datën 8 Qershor, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të luajë një miqësore kundër Bullgarisë. Në grup, gjendja është mjaft e mirë dhe djemtë besojnë se në këto eliminatore do të kenë sukses.

Mark Bushaj dhe Armando Dobra për mediat folën në lidhje dy sfidat që kuqezinjtë do të zhvillojnë. Bushaj nuk e fshehu kënaqësinë e të qenit pjesë e kuqezinjve. Lojtari tha se ndaj Andorrës synohen vetëm tri pikët.

Dobra që luan të Ipsuiç u shpreh se objektivi i skuadrës është vendi i parë ose i dytë në grup. Ai vetë synon të luajë me ekipin e parë. Për t’i ardhur në ndihmë përfaqësueses së 21-vjeçarëve ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Armando Broja. Pas takimit me Andorrën, ai do të bashkohet sërish me kombëtaren A, për miqësoren e dytë ndaj Republikës Çeke, që luhet në Pragë më 8 Qershor.

Klan News