Reagimi i parë nga qeveria shqiptare për kthimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar nga presidenti Meta, erdhi nga ministri për Europën dhe Punët e Jashme, Ditmir Bushati.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, nëse ligji bie ndesh me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ministri Bushati tha se nuk shikon ndonjë kundërshti ku preket MSA.

“Për teatrin ka patur shumë “teatër”, por është e rëndësishmë që të mbrohet interesi publik, duke qënë se vetë çështja mbërthen jo vetëm arkitektët”,

u shpreh ministri i Jashtëm.

Sa i përket marrëveshjes me Greqinë, Bushati tha se Shqipëria dhe Greqia ndodhen në një moment të dialogut intensiv dhe se janë hedhur hapa përpara në çështjet që konsideroheshin tabu.

“Deri para pak vitesh konsiderohej tabu të uleshim e të diskutonim për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, sot jemi në mesin e këtij procesi. I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombëtare, nga parimet e detit dhe legjislacionet respektive”

, tha ai.

Më herët ministri i Jashtëm ishte ftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në Ministerialin për “Lirinë Fetare”. Bushati u ndal tek sfidat me të cilat po përballet shoqëria dhe nevoja e adresimit të tyre me fqinjët në nivel rajonal.

Tv Klan