Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Maqedonisë për një vizitë zyrtare. Bushati u prit nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me të cilin bisedoi për referendumin që pritet të zhvillohet në 30 Shtator.

Ministri Bushati i bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë.

“Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë ‘PO’ Marrëveshjes në Referendum”

, nënvizoi Ministri Bushati që i bëri thirrje spektrit politik shqiptar të shfaqë unitet për të mobilizuar votën masive shqiptare më datë 30 Shtator.

Tv Klan