U21 miqësore me Francën

Shqipëria U21 do të luajë në fillim të Shtatorit dy ndeshje të rëndësishme: miqësore me Francën dhe takimin zyrtar me Austrinë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë të gatshëm për këto dy sfida.

“Janë shumë lojtarë që janë pretendentë për ekipin kombëtar A. Po thuajse të gjithë këto 23 lojtarë që janë në listë mund të jenë në Kombëtaren A për 2 apo 3 vjet, mendoj unë. Trajneri donte që shumë nga këto lojtarë t’i kishte në ekip, por në një bashkëpunim ne menduam që t’i marrim në disa mesfushorë për dy ndeshjet e radhës.”

Sa i përket ndeshjes me Austrinë, Bushi do tu kërkojë lojtarëve të marrin fitoren.

“Do të mundohemi të marrim 3 pikët ndaj Austrisë pasi nëse nuk i marrim na nxjerr jashtë loje. Ka pasur futbollistë që ka pasur në Europian dhe ka ekip të fortë. Ndaj ekipeve të forta ne kemi treguar se dimë të shënojmë”.

Në listën e Bushit nuk mungojnë as lojtarë nga klube si Chellsi, Olimpiakos, Lacio apo Birmingham. Gjithsesi, numri një i stolit të 21-vjeçarëve i gëzohet numrit të madh të lojtarëve dhe mundësisë së zgjedhjes mes tyre.

Tv Klan