Barazimi me Turqinë në kualifikuese dhe dy fitoret në miqësoret me Uellsin i ka lënë një shije të mirë Alban Bushit. Trajneri i 21-vjeçarëve thekson se lojtarët duhet të përgatiten për të qenë gati për skuadrën e parë përfaqësuese.

 “E rëndësishme është që këto lojtarë duhet të mësojnë për të shkuar tek ekipi A. Ne kemi çuar shumë lojtarë në ekipin e parë,. Kemi çuar 6-7 lojtarë mendoj se kur të përfundojë ky sezon 3 apo 4 lojtarë do të ikin lart, që janë të perspektivës”.

Emiliano Bullari është një nga më të spiaktuarit tek moshat kuqezi dhe Greqia ka shfaqur interes për të. Megjithatë, trajneri Bushi është i sigurt se 18-vjeçari do të jetë pjesë e Shqipërisë edhe në të ardhmen.

 “Bullari është shqiptar dhe nuk ka arsye pse të shkojë te Greqia, por janë zgjedhje personale dhe nuk ndalojmë dot askënd. Nuk ka arsye për të shkuar tek Greqia. Kam biseduar me Bullarin, do të jetë për shumë kohë në kombëtare, por është ende shumë i ri, ka kohë për të menduar për ekipin A”.

Numri një i stolit të Shpresave nuk mund të lërë jashtë vëmendjes dhe paraqitjen e mirë të lojtarëve që aktivizohen në Kategorinë Superiore.

 “Jam shumë i kënaqur nga lojtarët e kampionatit shqiptar, kanë bërë të pamundurën dhe kanë qenë ndër më të mirët, sidomos në Turqi”.

Shqipëria U21 ndodhet në grupin 3 dhe ka grumbulluar vetëm 2 pikë pas 3 takimeve të para.

Tv Klan