Me vendin e parafundit në grupin e dytë për kampionatin e 21-vjeçarëve, shpresat për kualifikim të Shqipërisë së Alban Bushit janë shuar prej kohësh. Trajneri që e ka përqendruar më së shumti punën e tij tek furnizimi i kombëtares A me lojtarë të rinj shprehet i pakënaqur, por jo për lojën e skuadrës së tij.

Alban Bushi,  trajner i kombëtares U-21 :

Jam i zhgënjyer se kemi bërë gabime amatorësh. Duhet përqendrim dhe stërvitje. I kam thënë dhe lojtarëve që  duhet loja e bukur, por dhe rezultati. Kemi bërë vetëm gabime individuale. Ne luajmë, fitojnë të tjerët. Shpresojmë të mos bëjmë më gabime.

Bushi pret të ketë një paraqitje më të mirë në kualifikueset e radhës. Besimin më të madh e shfaq për sulmuesit.

Alban Bushi,  trajner i kombëtares U-21 :

Jam i kënaqur nga sulmuesit. Sezonin tjetër ta nisim mbarë.

Por javën e ardhshme bushi do të luajë dy ndeshjet e fundit të parën ndaj Spanjës me të cilën shpresat humbën 3-0 në përballen e parë.

Alban Bushi,  trajner i kombëtares U-21 :Me Spanjën e njohim se lutëm para 1 muaji. Do jetë e luftuar fort se kemi mundësi ti bëjmë dëm ashtu si Irlanda. Do mundohemi të dalim në lojën tone dhe të shënojmë.

Ndeshja ndaj Spanjës do të luhet më 11 Tetor. 4 ditë më pas shpresat do të udhëtojnë për ndeshjen e fundit kundër Estonisë.

Tv Klan