Kombëtarja Shpresa 1 muaj nga nisja e kualifikueseve të Euro 2019 do të zhvillojë një stazh të fundit seleksionues. Për disa ditë trajneri Alban Bushi do të vëzhgojë një grup prej 30 lojtarësh më së shumti nga ekipe shqiptarë.

Alban Bushi (Trajner i Kombëtares Shpresa)

Të kemi njohuri se sa janë rritur këta lojtarë, pasi i vëzhgojmë edhe gjatë kampionatit ku luajnë. Dera është e hapur për të gjithë.

Ndonjëri prej tyre mund të ketë shansin edhe të jenë pjesë e ekipit që do të luajë një miqësore me Francën më 5 qershor. Ky takim do të jetë një provë para takimit kualifikues të Europianit me Estoninë pak ditë më vonë. Në Grupin e Shqipërisë është edhe Spanja, Islanda, Sllovakia e Irlanda e Veriut.

 

Tv Klan