Bushi: Kosova U21 më mirë se ne

Bushi: Kosova U21 më mirë se ne

17:30 03/10/2019

Alban Bushi do të nisë grumbullimin e shpresave për ndeshjen me Kosovën e vlefshme për kampionatin Europian të 21-vjecarëve. Tekniku e pranoi se Kosova është me lart se kuqezinjtë në këtë grupmoshë dhe se “Shpresave tona” u mungon grinta dhe motivimi.

Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta”, shprehet Alban Bushi.

Deklarata e sinqertë e Bushit vjen pas rezultateve jo të mira në këto kualifikuese megjithëse trajneri e ka pranuar shpesh që misioni i skuadrës së tij është që të prodhojë lojtarë për kombëtaren A.

 “Kemi bërë katër ndeshje dhe mendoj se gabimin e vetëm e kemi bërë vetëm me Andorrën. Me Turqinë kemi bërë mirë, ndërsa me Austrinë kemi bërë lojën më të dobët. Duhet të ishim më agresiv. Me Austrinë kishte gjëra pozitive, pasi kishte lojtarë që dhanë shumë. Objektivi i Shpresave është të futemi për fitore, por duhet të nxjerrim lojtarë për Kombëtaren A”, vijoi më tej Bushi.

Por gjithsesi e pret një fitore në këtë fushatë të kualifikueseve.

 “Duhet të pranojmë që këta janë lojtarët që kemi në dispozicion. Jemi të kënaqur, kur shohim lojtarët e “Shpresave” që bashkohen me ekipin A. Kjo na bën krenarë dhe shpresojmë që me Kosovën  të fitojmë”, tha Albani.

Takimi do të luhet në Elbasan Arena më 15 Tetor./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori