Alban Bushi e shikon si ndeshje vendimtare atë me Irlandën e Veriut të premten në Tiranë. Humbja në kohën shtesë në sfidën e parë forcon bindjen te trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, që mund të arrihet një sukses që do të ndihmonte në renditjen përfundimtare të kualifikueseve të Euro 2019.

“Me Irlandën është një ndeshje kyçe dhe nëse fitojmë mund të kemi mundësi për vendin e dytë, ndërsa në të kundërt do të jetë shumë e vështirë.”

Edhe kësaj here një nga lojtarët e Shpresave është edhe në listën e Kombëtares së madhe. Ylber Ramadani pas takimit me Irlandën e Veriut do t’i bashkohet skuadrës së Christian Panucci për miqësoren me Turqinë në Antalia.

“Herën e kaluar Panuçi mori Emanuele Ndojin kësaj radhe është Ylber Ramdani. Ka edhe të tjerë që mund të vlejnë në të ardhmen.”

Më 14 nëntor është parashikuar edhe një miqësore me Gjeorgjinë në Tbilisi, por me Shqipërinë U20./Tv Klan