Bushi: Reja vlerëson lojtarët e Shpresave

Bushi: Reja vlerëson lojtarët e Shpresave

23:30 24/05/2019

Alban Bushit do t’i kthehen disa lojtarë me më shumë përvojë për ndeshjen me Turqinë që vlen për kualifikueset e Europianit U21. Ata po stërviten me Kombëtaren A dhe disa prej tyre kanë marrë vlerësime nga trajneri i Kombëtares, Edy Reja.

“Ai ka mendim të mirë me disa lojtarë që i ka në vëzhgim”, thotë Bushi.

Alban Bushi konfirmoi se Gentian Selmani do të grumbullohet me Kombëtaren A, një sinjal që Thomas Strakosha nuk mund t’ia dalë të riaftësohet në kohë nga demtimi për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë. Për trajnerin e Shpresave, Shqipëria ka futbollistë me të ardhme mbi të gjitha në sulm.

“Kemi shumë lojtarë me moshë të re veçanërisht në sulm, si Bullari, Manaj apo Vrioni, të cilët Shqipëria do t’i ketë për 10 –12 vitet e ardhshëm”.

Alban Bushi publikoi të premten listën e të grumbulluarve për takimin me Turqinë dhe miqësoren me Uellsin, ku pritet të ketë hapësirë për të gjithë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT