Busti Gjergj Fishtës, i realizuar nga skulptori kosovar Avni Behluli u vendos përballë shtëpisë së tij në Fishtë. Në ceremoni morën pjesë pasardhës të Gjergj Fishtës, drejtues vendorë dhe deputetë të zonës.
Në këtë ditë përkujtimore, nuk mungoi biznesmeni nga Kosova, Sabri Maxhuni, i cili financoi edhe realizimin e bustit me rastin e 74 -vjetorit të vdekjes së tij.
Edhe një herë drejtuesit vendorë dhe të Institucioneve të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë i kerkojnë Ministrisë së Kulturës të përshpejtojë procedurat, për t’i hapur rrugë restaurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës.
Është kosovari Sabri Maxhuni i cili është shprehur i gatshëm të mbulojë të gjitha shpenzimet, vetëm që kjo ndërtesë, tashmë e rrënuar, të kthehet në një shtëpi muze të vizitueshme për të gjithë.
Tv Klan