Pas sukseseve të secilit në projektet vetjake, dy nga artistët më të pëlqyer të muzikës kanë vendosur të bashkëpunojnë. Bëhet fjalë për Butrint Imerin dhe Don Xhonin, dyshja e cila ka marrë kërkesa të pafundme për një këngë të përbashkët.

Me një foto të publikuar në rrjetet sociale, dy djemtë e preferuar të publikut kanë konfirmuar këngën e re e cila do të publikohet përpara vitit 2022.

Fotoja është publikuar fillimisht nga producenti i këngës, ku Don Xhoni ka komentuar: “shumë keq kemi dal n’foto. Ama kënga është shumë e fortë”. Në ripostimin e tij, Butrinti e ka quajtur “befasia e fundvitit”, ndërsa në atë të Don Xhonit shkruhet: “Kemi për t’jua dridhur tokën, Pasha Zotin e madh”.

Mesa duket, djemtë do të jenë Babagjyshi për këtë fundvit./tvklan.al