Buxheti i 2020, mbi 5.1 miliardë euro - Tv Klan

Buxheti i 2020, mbi 5.1 miliardë euro



Buxheti i 2020, mbi 5.1 miliardë euro

15:42 26/10/2021

Projekti paraqitet në Kuvend

Në projekt buxheti e 2022 qeveria ka parashikuar që të ardhurat të jenë 536 811 milionë lekë ose afro 5.1 miliardë euro, shpenzimet 637 694 milionë dhe deficit 100 883 lekë milion lekë.

Dokumenti që Ministrja e Financës paraqiti në Konferencën e Kryetarëve ka si objektiv kryesor rimëkëmbjen ekonomike, teksa parashikimet janë për një rritje ekonomike prej 4 përqind.

Në projekt buxhet është parashikuar që vetëm për kontratat koncesionare shpenzimet të llogariten në 13.8 miliardë lekë.

Në shëndetësi dhe mbrojtjes sociale që është një nga sektorët që merr afro 3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto veç parashikimeve për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, një zë të rëndësishëm zë dhe blerja e vaksinave, por dhe investimet në spitale.

Rritje e pagave është parashikuar dhe për mësuesit, por rritje do të këtë edhe pagesa e ndihmës ekonomike.

Në projektin e buxhetit është parashikuar dhe zbutja e efekteve të krizës energjetike përmes disa masave që lidhen me mbrojtjen e familjeve në nevojë, por dhe për të paguar borxhet e vjetra që kryesisht kompanitë e ujësjellësve i kanë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Tv Klan








Të ngjashme