Teksa kanë nisur diskutimet e buxhetit të 2027, i cili parashikohet të tejkalojë vlerën e mbi 10 miliardë eurove, sipas ekspertëve ndarja e fondeve me prioritet tek fushat sociale është pozitive.
“Në analizën time është një buxhet më social në krahasim me buxhetet e mëparshme, kjo pasi do të mbështeten pensionistët me bonus të dyfishuar krahasuar me 2026. E dyta do të mbështeten të ardhurat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe njëkohësisht prindërit e tyre”, tha ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj.
Megjithatë ekspertët nënvizojnë se arsimi dhe bujqësia duhet të kenë më tepër mbështetje nga qeveria pasi janë sektorë tepër të rëndësishëm për ekonominë.
Buxheti i vitit të ardhshëm do të shoqërohet edhe me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, por edhe do të përshtatet me ligjet e Bashkimit Europian.
/tvklan.al












Botërori 2026 