Buxheti i shtetit për 2020 është 5.32 miliard USD

Posta

Buxheti i shtetit për 2020 është 5.32 miliard USD

15:50 01/11/2019

Të ardhurat rriten me 160 milionë USD, nuk ka rritje pagash

Buxheti për vitin 2020 parashikohet të arrijë 5.32 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje me 2.3% krahasuar me këtë vit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe pritet që javën e ardhshme akti të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave e më pas të shkojë për diskutim në Kuvend.

Shpenzimet në buxhet do të jenë 120 milionë dollarë më të larta, ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe taksat pritet që të rriten me 160 milionë dollarë.

Optimizmin për rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit, qeveria e mbështet te mirëmenaxhimi dhe lufta kundër informalitetit. Zëri kryesor që pritet të japë ndikimin në rritjen e taksave në buxhet është ai i tatimit mbi vlerën e shtuar dhe sigurimeve shoqërore.

Në total të ardhurat parashikohet të arrijnë 5 miliard dollarë, duke bërë që defiçiti të zbresë në 1.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndër më të ulëtit në shumë vite.

Investimet publike arrijnë në 5% të prodhimit kombëtar, ku një pjesë të tyre janë pagesat për kontratat koncesionare të ndërtimit të rrugëve. 40 milion dollarë do të financohen për rrugën e Arbrit, aksin Milot – Balldren dhe Dukat – Orikum. Fondi për rrugën Kardhiq – Delvinë parashikohet me rritje, ndërsa një pjesë tjetër e financimit shkon për Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Prej dy vjetësh qeveria ka vendosur që të ndjekë një politikë për rritjen e pagave të administratës publike, por për vitin e ardhshëm kjo nuk parashikohet, çka pritet të krijojë edhe debate mes vetë mazhorancës, pasi prej kohësh komisioni i ekonomisë ka kërkuar rritje të pagave, ose zbutje të tatimit të tyre.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi