“Nuk ka rritje pagash, thellohet varfëria”

Demokratët thonë se projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk ka prioritet qytetarët, por vetëm klientët e Kryeministrit Rama.

“Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik. Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

Për opozitën ky është buxheti i thellimit të varfërisë, falimentimit të bizneseve, pasi në të qeveria nuk ka parashikuar rritje pagash e as rritje reale për 650 mijë pensionistë.

Tv Klan