Nuk prodhoi fitues sfida mes Bylisit dhe Elbasanit, e cila u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.
Një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkuan deri në fund fitoren. Tsague zhbllokoi i dha avantazhin Elbasanit në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Megjithatë në pjesën e dytë, Berko barazoi shifrat për vendasit. Si Elbasani ashtu edhe Bylisi, iu afruan në disa raste golit të fitores, por gabuan në metrat e fundit.
Debutim me barazim për trajnerin e ballshiotëve, Gentian Mezani, i cili pasoi në stol të larguarin Nevil Dede.
Ky barazim mban Elbasanin në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis renditet i shtati me pesë pikë më pak. /tvklan.al