Bylis merr kreun e Superligës

Posta

Bylis merr kreun e Superligës

23:59 23/10/2019

Kukësi dhe Laçi rikthehen te fitorja

Bylis mundi Tiranën në shtëpi dhe merr kështu kreun e renditjes së Superligës. Ballshiotët fituan 3-1. Goxhaj kaloi në avantazh Bylisin në minutën e 4’. Njëzet minuta më pas ishte Guindo që përfitoi nga një gabim i bardhebluve dhe shënoi lehtësisht golin e dytë.

Goli i Dungas rihapi takimin takimin. Kur Tirana po shpresonte të barazonte argjentinasi Celis i Bylisit goditi fuqishëm në hyrje të zonës duke shënuar golin e tretë. Bylisi ka tashmë 16 pikë në vendin e parë, ndërsa Tirana 14 pikë. Humbja trondit sërish pozitat e stafit teknik të bardhebluve.

Humbja e radhës për Flamurtarin ishte me Vllazninë që fitoi 3 me 1 në Vlorë.

Kukësi u rikthye tek fitorja duke mundur thellë me rezultatin 4-1 Luftëtarin, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Kamzës. Dy gola të veriorëve u shënuan nga Shkurtaj, ndërsa dy të tjerë nga Et’hemi dhe Rroca. Laçi mori një fitore të rëndësishme ndaj Teutës.

Në pjesën e parë, Kyrian Nwabueze shënoi dy herë në minutat 18’ dhe 28’. Goli i sigurisë erdhi nga Xhixha. Pasditen e së enjtes do të luhet sfida më e rëndësishme e javës mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT