Ndryshime në stolin e Bylisit. Klubi ballshiot, ka njoftuar largimin e trajnerit Emanuel Egbo, pas gjashtë javëve kampionat.

Vendimi është marrë pas një takimi që tekniku 51-vjeçar kishte me presidencën e klubit.

Drejtimi i skuadrës ballshiote, i është besuar një emri të njohur si Nevil Dede. Ky i fundit ka nisur përgatitjet menjëherë, pas firmës në kontratë.

Dede do të bëjë debutimin e tij të dielën, ndaj ish-skuadrës së tij, Elbasanit, në sfidën që do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit.

Pas gjashtë javëve kampionat në Superiore, Bylis mban vendin e parafundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara, ndërsa ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe dy humbje. /tvklan.al