Mund Vllazninë në Shkodër 1-0

Bylis arriti një fitore të rëndësishme në transfertën e Shkodrës. Ballshiotët fituan 1 me 0 me gol të Jankut, shënuar në minutën e 16’.

Fillimish ky gol u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje, por arbitri kryesor akordoi gol të rregullt.

Me këtë fitore, Bylis që u ngjit këtë sezon nga Kategoria e Parë, pozicionohet në vendin e dytë, një pikë më pak se Partizani kryesues.

Tv Klan