Bylykbashi: Alibeaj, pazar me Reformën Zgjedhore dhe Territoriale




Bylykbashi: Alibeaj, pazar me Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

16:00 29/06/2022

“Do e pengojmë, kemi ngritur grup punë për territorialen”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi denoncon pazarin e radhës që sipas tij po gatuhet mes maxhorancës dhe Enkelejd Alibeajt në tryezën e komisionit të reformës zgjedhore.

Me të njëjtin shqetësim, Bylykbashi flet edhe për reformën territoriale, ku pavarësisht se Alibeaj i la jashtë dyerve të komisionit deputetët që mbështesin Berishën, këta të fundit së bashku me ekspertët kanë nisur nga puna në selinë blu.

Ndonëse ende nuk ka një draft final, Bylykbashi thotë se propozimet e bëra në 2014-ën nga ekspertët e opozitës janë një shtrat i mirë për pasjen e një reforme që ta çojë pushtetin sa më pranë qytetarit.

Reforma territoriale krahas përplasjes së palëve në kuvend përfundoi në 2014-ën në dyert e gjykatës Kushtetuese, e cila pas padisë së bërë nga opozita për ta shpallur atë të papajtueshme me kushtetutën, la në fuqi vendimin e maxhorancës.

Tv Klan










Të ngjashme